Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një konferencë për mediat. Mësohet se konferenca do të nisë në orën 12:00.
“Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! Sb”, shkruan Berisha.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi se “një parti nuk mund të hajë bar për shkak të një deputeti”. Ndërkohë, që Berisha në një dalje për mediat tha se nuk do të hiqte dorë nga mandati i deputetit, ndërsa shtoi se mezi po priste shtatorin