BallinaAktualitetAmbasada e SHBA reagon pas deklaratave të Sali Berishës: Do përdorim të...

Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Sali Berishës: Do përdorim të gjitha instrumentet për t’u përballur me korrupsionin e pandëshkueshmërinë!

spot_img
spot_img

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim pak orë pas deklaratave të Berishës, i cili sulmoi ashpër amabadoren amerikane Yuri Kim.

“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë“.

Ish-kryeministri Berisha publikoi padinë e ngritur ndaj Blinken, ndërsa iu drejtua Sekretarit Amerikan, por edhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi mosfutjen e tij në Parlament, që të nxjerrin faktet, provat dhe dokumentet që kanë ndaj tij për konsumim të veprës penale të korrupsionit. Berisha e cilësoi vendimin për shpalljen e tij “non grata” një vendim politik dhe hakmarrje të George Soros dhe Edi Ramës, ndërsa nuk kurseu dhe sulmet e forta ndaj ambasadores Kim, teksa e cilësoi atë si “guvernatore” në vendin tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular