Elda Hoti, pranoi mandatin e deputetit nga LSI. Në Opinion ajo tha se që studente ka qenë pjesë e LSI, ndërsa nuk dinte se kur ishte formuar partia me të cilën mori mandatin.
“Nuk kam eksperiencë politike, pranimi të vija sot këtu kisha pak dyshime. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjja mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegur”, tha ajo, duke theksuar se ka pranuar mandatin për interesat e vendit.
Anila Basha: E dini kur është krijuar LSI?
Elda Hoti: Nuk e di kur është krijuar LSI. Puna ime e parë deputet
Blendi Fevziu: Puna e parë deputet? Urime
Anila Basha: E dini rrogën sa e keni?
Elda Hoti: E di…
Në lidhje me kërcënime pas marrjes së mandatit, ajo tha: Nuk keni patur kërcënime. Habitem që dëgjoj raste të tilla. Kam patur një komunikim miqësor me zonjën Kryemadhi. Unë nuk kam marrë gjë nga LSI, unë i kam dhënë vota LSI. /Opinion.al