Një 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur me sende të forta.
Gruaja tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia ka njoftuar se në kërkim është shpallur shtetasja me inicialet K. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.