Nga Ted Kopliku

Edhe pse të rrahur me botën perëndimore, mentalitetin e mbi të gjitha fondet europiane, mendësia mbetet staliniste. Të rinjtë me mentalitet të vjetër me tmerrojnë më shumë se gjithçka për të ardhmen e Shqipërisë. Edona Bilali, kjo prurje e re në politikën shqiptare nuk ka kohë për pushim, sigurisht jo për pune por për propagandë.

Manipulimin nëpërmjet fotove e ktheu në shkencë Hitleri por e perfeksionoi Stalini dhe komunizmi sovietik. Fotoja e 2 majit 1945, ku flamuri sovietik valevitej mbi Raishtagun gjerman është një prej produkteve të shkencës së manipulimit në sherbim të propogandës. Një “mise en scène” për të prodhuar imazhin i cili siç thotë legjenda ndodhej në portofolin e çdo ushtari rus të instaluar në Gjermaninë lindore. Tymi dhe flaka krijohen nëpërmjet modifikimit të negativit, për të përforcuar dramaticitetin. Gjithashtu fshihet dora e ushtarit i cili mban ushtarin me flamur në dore. Arsyeja : ushtari ka në të dy duart orë, gjë e cila vërteton që rusët kishin grabitur të vdekurit.

Të kthehemi në Shqipërinë tonë post sovietike ku Edona nuk lodhet shumë me fotot por ripublikon plehrat dhe na thotë që nuk ka kohë as për pushim. Zero fantazi.

Nuk është rasti i parë që ky person kthehet ne qesharak. Para pak muajsh ishte kjo deputete që postoi po ne fb e saj nje foto të stadiumit ku me demek kishte siguru lejen per tifozerine shkodrane.E gjitha kjo bëri aq bujë , aq sa ne kongresin e fundit te PS u kritikua nga vetë KM .

Tipi i deputetit servil që majmunizohet. Servilizmi si kategori morale, por edhe një sjellje e parë dhe e dëshmuar katërpërcish gjithmonë nga ky lloj regjimi e kthen njeriun ne buratin

Servilizmi (skllavërimi) një emër që së bashku me servil (puthador, skllav), gëzojnë përdorim të shpeshtë në vendin tonë por edhe zbatim të dinjitetshëm nga politikanët tanë. Pra, sipas fjalorëve të ndryshëm domethënia e këtij emri na paraqitet me këto kuptime: ‘servilizëm, ose pasion i thellë, i neveritshëm , nënshtruarje, doktrina që mbron skllavërinë, ose një sistem i bazuar në skllavëri’. Derisa, mbiemri servil: ‘tepër i etur për të shërbyer dhe për të kënaqur dikë tjetër në një mënyrë që tregon se nuk ke shumë respekt për veten tënde, pra, servilizmi është një sëmundje për një ngritje, një ambicie e bazuar në nënshtrim’.

Edonë të paktën kurajon e kapterr Lames që thotë e bëra për delet.