Flakët e mëdha, që po djegin sipërfaqe të mëdha toke, shkatërrojnë banesa apo dhe vrasin njerëz, janë kthyer në problem të madh në disa vende, përfshi dhe Shqipërinë.
Vendi ynë po vuan prej më shumë se dy javësh nga disa vatra zjarri që ende nuk janë shuar, ku problem më të madh ka zona e Jugut.
Deri më tani, është regjistruar vetëm një viktimë nga flakët, një 64-vjeçar në Gjirokastër.
Shpeshherë këto flakë shkaktohen nga vetë dora e njeriut. Dhe për këtë policia ka arrestuar 15 persona që dyshohet se kanë qenë shkaktarë të djegies së pyejeve e kullotave në disa zona.
Një video e publikuar nga mediat italiane tregon pikërisht një piroman që është filmuar teksa i vë zjarrin një hapësire toke.
Kamera e vendosur nga karabinierët tregon veprën kriminale që po bën ky person, duke dëmtuar ambientin. Ai ndez çakmakun dhe e hedh në tokë duke bërë që e gjithë bimësia aty pranë të digjet. Personi në fjalë largohet me vrap, por pa lë dëme të konsiderueshme.