Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Tapizë-Derven.
Si pasojë e përplasjes së fortë të dy automjeteve, kanë mbetur të plagosura 3 pasagjere, banuese në Kosovë dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.