Mediat rumune vijojnë t’i kushtojnë vëmendje prangosjes së bashkëshortit të modeles shqiptare Anxhela Martini, ndërsa kanë zbuluar edhe detaje të reja.
Stirileprotv.ro shkruan se biznesmeni Dragos Savulescu, në momentin e arrestimit nga autoritetet greke, ka qenë nën shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm.
Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët e tij po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.
Savulescu është në kërkim nga autoritetet në Rumani pasi akuzohet për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore në vendlindjen e ti, por sipas mediave rumune ai dhe këtë herë mund t’i shpëtojë ekstradimit.
Zbulimi i vendndodhjes së miliarderit rumun u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në Instagram nga pushimet në Mykonos.