Arrestimi i biznesmenit rumun Dragos Savulescu në Mikonos bëri bujë në mediat greke por jo vetëm.
Edhe në Shqipëri, me vendosjen në pranga të tij, u morën shumë për shkak të lidhjes që ka me modelen shqiptare Angela Martini.
Edhe pse këto ditë ajo nuk u bë e gjallë në rrjetet sociale, më në fund theu heshtjen.
Ajo ka postuar dy foto në InstaStory. Në njërën foto ka hedhur një emoji të buzëqeshur, ndoshta për të treguar gjendjen e saj emocionale pavarësisht gjërave që i ndodhën.
Ndërsa në foton tjetër ka shkruar: BESA dhe një nënshënim “Google it” që sikur i bën thirrje njerëzve ta kërkojnë se çfarë do të thotë fjala besë.
Ndoshta me këtë postim ajo do të tregojë se është një femër besnike pavarësisht kryetitujve se ajo “fundosi” bashkëshortin nëpërmjet zbulimit të vendndodhjes nga postimet në Instagram.