BallinaKronikeEMRI/ Shqiptari shkakton panik, hap zjarr me automatik mbi ish-të dashurën dhe...

EMRI/ Shqiptari shkakton panik, hap zjarr me automatik mbi ish-të dashurën dhe partnerin e saj të ri

spot_img
spot_img

Një 21-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mëngjesin e sotëm në Galipoli të Leçes, pasi ka qëlluar 18 herë me automatik në drejtim të ish të dashurës dhe partnerit të saj të ri.]

Sipas mediave italiane, autori me origjinë shqiptare është identifikuar si Ibrahim Rudi.

I riu shqiptar do të përballet me akuzat për “tentativë vrasje e shumëfishtë” dhe “mbajtje e paligjshme e armëve luftarake”.

Mësohet se Ibrahim Rudi kishte disa kohë që ishte ndarë nga e dashura italiane. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që i ka dhënë fund lidhjes me shqiptarin. Një lidhje që sipas mediave italiane ishte i acaruar nga shpërthimet e vazhdueshme të xhelozisë së të riut.

Pasi ka qëlluar 18 herë me automatik, për fat të mirë pa lënduar askënd, Ibrahim Rudi është arratisur me ndihmën e një shoku të tij. Por arratia nuk i ka zgjatur shumë, pasi ra në duart e policisë italiane.

Shqiptari ndodhet tashmë në burgun e Leçes dhe do të mbrohet nga avokati Simone Viva, ndërsa pritet që ditët në vijim të dalë para gjykatës për vlerësim të masës së arrestit.

Ndërkaq, motra e ish- të dashurës së shqiptarit, e cila e pa me sytë e saj të gjithë skenën dhe rrezikoi jetën, tha se ajo kishte bërtitur me të madhe ‘është i armatosur’, me qëllim që të tjerët që ishin në atë zonë në ato momente të kishin mundësinë të largoheshin me vrap./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular