BallinaKryesoreParakalojnë Realin, fatura e rrogave të PSG-së arrijnë shifrën stratosferike

Parakalojnë Realin, fatura e rrogave të PSG-së arrijnë shifrën stratosferike

spot_img
spot_img

Me transferimin e Lionel Mesit dhe rrogën 35 milionë euro neto në sezon, fatura e pagave të gjigantëve francezë të PSG-së mbërrin në 302 milionë euro dhe lë pas atë të Realit të Madridit (250 milionë euro). Një pjesë e mirë e faturës së spanjollëve u lirua prej largimit të kapitenit Serxho Ramos, i cili firmosi pikërisht me PSG-në dhe e qendërmbrojtësi tjetër, Rafael Varan (u transferua te Mançester Junajtidi).

Dhe nëse Kilië Mbape do të rinovojë në “Parc des Princes”, atëherë shpenzimet e klubit parisien do të shtoheshin akoma më shumë.

Sot, PSG ka faturën e rrogave më të shtrenjtë në botë jo vetëm për një klub futbolli, por edhe për çdo klub sportiv në planet. Në vend të tretë, renditet Mançester Junajtid me bilancin e rrogave që u shkon 237 milionë euro. Në vend të katërt zbret Barcelona.

Dhe është pikërisht efekti Mesi që sjell një zbritje prej tri shkallësh të klubit katalanas, që me “Pleshtin” në skuadër ishin klubi sportiv me rrogat më të larta (281 milionë euro). Pas katër klubeve të futbollit, vendin e pestë e plotëson skuadra amerikane e bejsbollit, Los Anxheles Doxhers (227 milionë euro).

Juventusi renditet në vend të gjashtë me faturën 217 milionë euro, ndjekur nga Bajerni i Mynihut (195 milionë euro), Çelsi (192 milionë euro), Dallas Kaubojs (futboll amerikan, 186 milionë euro) dhe Klivlend Brauns (185 milionë euro).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular