Ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama këtu ditë në raport me Ballkanin e Hapur.
Haradinaj në një intervistë për RTK-në, u shpreh se ka pasur një bisedë të pakëndshme dy vjet më parë në Berlin ka pasur me Ramën, por jo me liderët e tjerët evropianë.
Ai shtoi se në Berlin nuk i mbrojti arat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkeli dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.
Haradinaj: Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama.
Haradinaj theksoi se ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën, për çka i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe atyre të rajonit që presionin ta drejtojnë nga Serbia dhe jo nga Kosova.