BallinaKryesoreRama sherr me Gjicin pse kerkoi ndihmë për shuarjen e zjarreve nga...

Rama sherr me Gjicin pse kerkoi ndihmë për shuarjen e zjarreve nga Kosova

spot_img
spot_img

“Kur erdhën forcat e Kosovës ne e kishim larguar rrezikun nga tuneli i Kalimashit”, kjo deklaratë e bërë dje nga kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, u duk si një reagim cinik dhe mosmirënjohës për miqtë që erdhën në ndihmë atëherë kur vendi ynë kishte më së shumti nevojë.

Por gjërat në politikë nuk janë edhe aq të thjeshta dhe gjithnjë janë shumatore e prapaskenave dhe lëvizjeve nën rrogoz. Burime bëjnë me dije për Fax News, se kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici i është tërhequr veshi nga kryeministri Edi Rama, se pse kërkoi ndihmë në Kosovë për shuarjen e zjarreve, në një kohë që marrëdhëniet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare nuk janë në ditët më të mira.

Teksa i gjithë qarku i Kukësit gjendej nën pushtetin e flakëve, dhe në mungesë të një ndihme nga qeveria e Edi Ramës, që mban të gjithë aksionin për fikjen e zjarreve në shpresat e dy helikopterëve që kanë ardhur nga Holanda dhe Çekia, Safet Gjici i ishte drejtuar i shqetësuar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ndërsa ky i fundit nuk kishte qendruar për asnjë moment duarkryq.

”Natyrisht që forcat e Kosovës kanë ardhur pasi kemi kaluar rrezikun mbi tunel, unë dua të falenderoj pa masë ambasadorin tonë në Kosovë, zotin Minxhozi, dua të falenderoj ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes në Kosovë, erdhën në mbrëmje dhe sot janë nisur për në terren.

Po punojnë bashkë me forcat tona, në majën e Rrunës dhe jashtë tunelit të Kalimashit”, tha Gjici në intervistën për Fax News mëngjesin e djeshëm.

Pas një note që kishte dorëzuar Minxhozi në ministrinë e mbrojtjes së Kosovës, ishte presidentja Vjosa Osmani ajo që autorizoi nxjerrjen e ushtrisë në kohë rekord jashtë vendit, në mënyrë që ti vinin në ndihmë vëllezërve shqiptarë.

Por i gjithë ky solidaritet i gjithë strukturave në Kosovë, me vendin amë, duket se nuk i ka pëlqyer ideatorit të Ballkanit të Hapur, Edi Rama, i cili i ka shkarkuar të gjitha nervat te tij te vartësi në Kukës Safet Gjici. Ky i fundit më pas do të bënte dhe deklaratën e çuditshme, që dhe në rast se do të ishte e vërtetë, në rrethana normale do të ishte shmangur.

Kryeministri shqiptar ishte i vetmi politikan i cili nuk bëri qoftë edhe një mesazh kortezie për trupat kosovare që erdhën në ndihmë të qarkut të Kukësit dhe jo vetëm, ndërsa prej dy javësh që Shqipëria gjendet në flakë, i zgjedhuri për të drejtuar vendin dhe për një tjetër mandat është arratisur në jug të vendit, ku po e shijon së shumti detin Jon.

Teksa digjen dhjetra hektarë tokë, qindra njerëz flenë me ankthin e së nesërmes, Rama ka kohë të presë dhe të përcjellë në rezidencën qeveritare miq nga brenda dhe jashtë vendit, të të gjithë sektorëve, nga këngëtarët te sportistët, ama nuk ka gjetur qoftë edhe një gjysmë dite që të mbledhë strukturat e emergjencës dhe t’iu kërkojë llogari se pse zjarret përparuan dhe nuk u lokalizuan kur ishin ende vatra të vogla e të menaxhueshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular