Nicole Kidman është një nga aktoret më të dashura nga publiku. Ajo ka marrë pjesë në shumë role, ku nuk mungojnë dhe ato me skena intime.
Por si ndihet bashkëshorti i saj, ylli i muzikës Keith Urban kur sheh gruan e tij aktore teksa filmon skena të nxehta?
Nicole Kidman ka ndarë detaje nga jeta e tyre në një intervistë duke u shprehur se bashkëshorti e kupton duke shtuar se gjithçka është pjesë e punës së saj.
“Burri im është një artist, kështu që ai i kupton të gjitha dhe gjithashtu nuk përfshihet. Ai sheh gjithçka në fund dhe nuk më lexon asnjë skenar. Ai ka karrierën e tij dhe është tërësisht i përkushtuar,“–tha Kidman, 54 vjeç.
Dyshja janë martuar që nga viti 2006 dhe kanë bashkë dy vajza, të cilat i kanë pagëzuar me emrat Sunday dhe Faith.