BallinaAktualitetEMRI+FOTO/SPAK emëron koordinatoren e re të mediave!

EMRI+FOTO/SPAK emëron koordinatoren e re të mediave!

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përzgjedhur kandidaten fituese për pozicionin e punës “Koordinator për Marrëdhënien me Median”, Dr. Xhuljeta Krastën.

Krasta ka mbaruar dy Bachelor dhe 3 Master si dhe ka doktoruar me rezultate të larta. Krasta do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 paragrafi 1 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar.

NJOFTIMI I SPAK:

“Për përzgjedhjen e kandidatit fitues në përfundim të intervistës së strukturuar më gojë për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me Median, kategoria I-b”.Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur, bazuar në nenin 15, paragrafi 2 gërma “a”, nenit 24 të Ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar si dhe njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK, u zhvillua proçedura për përzgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin “Koordinator për Marëdhënien me Median”.

Në fazën e parë, të dorëzimit të dokumentacionit sipas kritereve dhe kushteve të shpallura në faqen zyrtare të SPAK, kanë aplikuar në total 25 kandidatë ku 12 prej tyre kanë kaluar në intervistën e strukturuar me gojë. Një nga kandidatët e kualifikuar në këtë fazë, nuk u paraqit në datën e përcaktuar për intervistë.

Në përfundim të proçedurave të mësipërme,

U R DH Ë R O J:

Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me Median me kategori page I-b, si më poshtë vijon:

Dr. Xhuljeta Krasta i përket profesionistëve nga shoqëria civile shqiptare me një eksperiencë cilësore perëndimore jo vetëm në studimet e saj por edhe në angazhimin e saj disavjeçar si PR dhe Koordinatore për Marrëdhëniet me Median për llogari të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare me peshë, të tilla si “International Amnesty for Human Rights” , “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe”, si edhe Koordinatore për Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në American College of Thessaloniki ACT.

Dr. Xhuljeta ka përfunduar Masterin në “Komunikim – PR” në Universitetin Amerikan “University of Indianapolis” dhe Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus Punët e Jashtme në “American College of Thessaloniki” konvertuar nga MASR në “Master Shkencor”; nga të dyja Univeristetet Amerikane ka marrë medalje ari si studente ekselente.

Znj. Krasta është doktoruar me vlerësim maksimal edhe nga Univeristeti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka një formim të plotë në Drejtësi (Bachelor dhe Master Shkencor) me rezultate të shkëlqyera,studente ekselente edhe në Shqipëri. Dr. Xhuljeta Krasta ka mbi 11 vite eksperiencë akademike në vend si pedagoge me kohë të plotë, në fushat Komunikim, Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Dr.Xhuljeta ka përfunduar dy Bachelorë, tri Mastera dhe ka doktoruar me rezultate gjithmonë të larta. Zotëron njohuri shumë të mira në gjuhën angleze si dhe Greqisht, Gjermanisht, Frengjisht.

Znj. Xhuljeta Krasta do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 paragrafi 1 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar;

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular