BallinaBotaVIDEO-FOTO/ Djali i presidentit të SHBA: Rusët kanë video ku unë bëj...

VIDEO-FOTO/ Djali i presidentit të SHBA: Rusët kanë video ku unë bëj s*ks të çmendur!

spot_img
spot_img

Hunter Biden pretendon se agjentët rusë i kanë vjedhur një tjetër laptop për ti bërë shantazh, ku ndodhen pamje ndërsa ai është duke kaluar momente kënaqësie në një dhomë hoteli në Las Vegas.

Gjatë këtij incidenti Hunter ka humbur gjithsej tre kompjuter. I pari i braktisur në një dyqan kompjuterësh në Delaware dhe i dyti i kapur nga agjentët federalë, secili ka të ngjarë të ketë informacione të rëndësishme për Presidentin Joe Biden me fotografi, video dhe komunikime të turpshme të djalit të tij

Laptopi i tretë mungon dhe u besohet se është marrë nga ‘trafikantë’ rusë të drogave pasi festuan me Hunter në Vegas.

Hunte filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, duke përdorur laptopin e tij në janar 2019

‘Kam shpenzuar çmendurisht shumë para,’ tha Hunter. ‘Unë isha me këta njerëz. Çdo natë ai thoshte ‘do të ketë kaq shumë njerëz këtu, festa të çmendura’ dhe çdo natë nuk është njësoj.’

Pretendimet e Hunter ngrenë mundësinë që ai të jetë shënjestruar si një njeri i prekshëm pranë presidentit Joe Biden, si pjesë e një operacioni të inteligjencës së huaj.

Macbook Pro i tij i vitit 2015, u bë famëkeq pasi ai e braktisi atë në një dyqan kompjuterësh Delaëare dy vjet më parë.

‘DailyMail.com’ mori një kopje të ‘hard drive –it’ të saj, porositi ekspertë që verifikuan vërtetësinë e tij dhe ekspozoi dëshmi të korrupsionit tronditës dhe aktiviteteve të paligjshme në përmbajtjen e tij.

Një laptop i dytë, që i përkiste djalit të presidentit, u kap nga agjentët federalë kur ata bastisën zyrën e mikut të tij, psikiatrit Keith Ablow, vitin e kaluar.

Dy burime i thanë ‘NBC-së se DEA e gjeti pajisjen kur po ekzekutonte një urdhër kërkimi në zyrën e Ablow në Masaçusets, pasi ai u akuzua për sjellje të keqe profesionale dhe iu pezullua licenca mjekësore’.

Ablow, nuk është akuzuar për një krim dhe laptopi iu kthye avokatit të Hunter.

Hunter, përshkroi sesi laptopi i tij i tretë u ‘vodh’ një natë gjatë verës 2018, kur ai pothuajse kaloi në mbidozë.

‘Dola në pishinën me ujë që varet në buzë të katit të fundit, me xham. Dhe kështu jam ulur atje dhe kjo është gjëja e fundit që mbaj mend. Dhe mua kurrë nuk më bie të fikët, kurrë.

Kur zgjohem, të vetmit njerëz që janë atje ishin Miguel, që vraponte si i tërbuar duke mbledhur gjërat, dhe Pierce, shoku i tij.

Ata i kishin përzënë të gjithë, kishin pastruar të gjithë vendin dhe po përgatiteshin të largoheshin, ndërkohë unë u zgjova. Dhe aty ndodhej kjo zeshkane 35-vjeçare ruse, vërtet e bukur, e pastër.

Ajo refuzonte të largohej dhe ata nuk donin të thërrisnin ambulancën sepse në fillim nuk e dinin nëse kisha vdekur apo jo.’

Hunter tha se pas asaj nate të shthurur ai kuptoi që kompjuteri i tij mungonte.

‘Unë mendoj se ai më vodhi kompjuterin. Unë mendoj se ata të tre, tre djemtë që ishin si një grup i vogël. Tregtari dhe dy djemtë e tij, që unë i çova kudo. ‘F *** ing’ kudo.

Djali i presidentit, i tha prostitutës se laptopi i cili dyshohet se është vjedhur, ishte gjithashtu plot video s*ksi komprometuese.

‘Ata kanë video ku unë e bëj këtë,’ tha ai, duke iu referuar s*ksit të filmuar që sapo kishte përfunduar. ‘Ata kanë video ku unë bëj s*ks të çmendur.

E kisha lënë kamerën hapur. Dhe ai gjithmonë vinte një kod. Ishte e çmenduri. Dhe dikush e vodhi atë gjatë asaj periudhe kohore’.

Prostituta e pyet Hunterin nëse ishte i shqetësuar se hajdutët e supozuar rusë do të përpiqeshin ta ‘shantazhonin’ atë.

Hunter u përgjigj: ‘Po në një farë mënyre po.’

‘Babai im po kandidon për president,’ i tha ai me një zë të heshtur. ‘Unë flas për të gjatë gjithë kohës.

‘Jam i shqetësuar sepse ai e di qe une tani fitoj tuga me para, miliona dollarë. Ndoshta askush nuk dëshiron të më shohë lakuriq’, tha ai.

‘Ndoshta është interes për lajmet dhe për shkak se babai im është një personazh publik, thonë ata’ ne nuk kemi pse t’ju paguajmë asgjë sepse jeni të interesuar për lajmet’.

‘Mendoj se ju duhet të publikoni vetë videon tuaj’, u përgjigj prostituta.

Pamjet e marra nga hard disk i laptopit qe i ka tani ne zoterim ‘DailyMail.com’ përfshijnë fotografi të pasaportës ruse të një gruaje dhe fotografi të Hunter, ‘topless’ duke tërhequr flokët e gruas brune ndërsa ajo gjunjëzohet në shtrat.

Fotot e tjera, tregojnë gruan dhe tre të rinjtë që shkonin me makinë në ish-Hollywood Hills, duke pirë dhe duke festuar pranë pishinës, dhe dy gra të zhveshura me Hunter pranë pishinës.

Ishte e paqartë nëse gruaja ruse dhe tre burrat janë të njëjtët njerëz që Hunter akuzohet për vjedhjen e laptopit të tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular