Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka konsideruar të padrejtë pushimin nga puna të mjekut të QSUT, Ilir Allkja.
Allkja është larguar gjatë muajve të pandemisë, ndërssa ishte pjesë e Urgjencës së QSUT.
Allkja kishte denoncuar me fakte dhe prova atë që po ndodhte me pacientët, veçanërisht ato që kishin nevoja për hospitalizim, të cilët prisnin në ambulanca me orë të tëra, pavarësisht gjendjes së rvnduar shëndetësore.
Postimi i plotë i mjekut Ilir Allkja:
FITORJA E PARË
Dje mora dijeni për vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimini në lidhje me padinë time në këtë institucion ndaj Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , ku pretendoja pushim të padrejtë nga puna, diskriminim për lirinë e fjalës, trajtim të padrejtë, të parabartë krahasuar me mjekë të tjerë të QSUNT të cilët janë aktivizuar politikisht në mbrojtje të qeverisë .
Komisioneri ka vlerësuar se:
-Argumentat e dhënë nga QSUNT për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës me ankuesin (mjekun Allkja) nuk qëndrojnë, dhe se, referimi tek baza ligjore e cituar në vendimin për largimin e tij nga puna, është i gabuar dhe i keqzbatuar .
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini është shprehur se ndaj meje janë përmbushur të treja kushtet e diskriminimit:
– Trajtim i padrejtë
-Trajtim i pabarabartë e i pafavorshëm.
-Mungesë justifikimi të arsyeshëm dhe objektiv.
Unë e kam shprehur edhe herë të tjera në media, se jam pushuar nga puna vetëm se kam kam kërkuar të shpëtoheshin më shumë jetë shqiptarësh dhe se kam kritikuar qeverinë në menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
Falënderoj Komisionerin e Mbrojtjes nga Diskrimini për trajtimin objektiv të ankesës time si dhe avokatët e mirënjohur Ledio Braho dhe Indrit Sefa për përkushtimin qytetar dhe profesional!
Beteja vazhdon !