BallinaBotaFOTOT/Katastrofë nga përmbytjet në Turqi, shkon në 38 numri i viktimave

FOTOT/Katastrofë nga përmbytjet në Turqi, shkon në 38 numri i viktimave

spot_img
spot_img

Pak pasi u godit nga zjarret katastrofike, një tjetër stuhi shkatërruese goditi Turqinë, ditët e fundit. Autoritetet raportojnë se 38 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, ndërsa shifra mund të rritet edhe më tej.

Ministri i shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi në Twitter vonë të Premten se 32 njerëz vdiqën në provincën Kastamonu, përgjatë Detit të Zi, dhe gjashtë në zonën fqinje të Sinopit. Numri u raportua gjithashtu nga agjencia qeveritare e fatkeqësive AFAD.

Bilanci i fatkeqësisë mund të jetë më i lartë pasi një  numër personash rezultojnë të zhdukur

Politikani opozitar Hasan Baltac? tha për Halk TV se banorët kishin kontaktuar autoritetet duke kërkuar informacion rreth 329 personave që ende dyshohen të zhdukur.

Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, vizitoi një nga qytetet më të goditura të Premten. Ai mori pjesë në një funeral për viktimat e para dhe kreu një lutje para qindra banorëve në qytetin e përmbytur të Kastamonu.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi si shtet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të ngrihemi nga hiri,” i tha turmës Erdogan, i cili anuloi festimet që shënonin 20 vjetorin e partisë së tij në pushtet. “Ne nuk mund t’i kthejmë qytetarët që kemi humbur, por shteti ynë ka mjetet dhe fuqinë për të kompensuar ata që humbën të dashurit e tyre.

Erdo?an ka premtuar se do të rindërtojë shtëpitë e shkatërruara, rrugët dhe urat. “Ashtu si shumë pjesë të botës, vendi ynë po lufton me fatkeqësitë natyrore për një kohë. Është e njëjta gjë në Amerikë, Kanada, Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës“, tha ai./Gazeta SHQIP

Katastrofë nga përmbytjet në Turqi, shkon në 38 numri iKatastrofë nga përmbytjet në Turqi, shkon në 38 numri iKatastrofë nga përmbytjet në Turqi, shkon në 38 numri i

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular