BallinaKryesore“Sot Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit”- Meta kujton Hasan Prishtinën...

“Sot Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit”- Meta kujton Hasan Prishtinën me një thënie të tij: Më aktuale se kurrë

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot me një nga thëniet e njohura Hasan Prishtinën, në ditën kur ai ka vdekur 88 vite më parë, në një atentat në Selanik.

“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, është shprehja që ka postuar Meta në rrjetet sociale dhe shkruan:

“I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë”.

Meta e ka vënë theksin tek plaga aktuale e shoqërisë shqiptare, ajo e shpopullimit.

“Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe. 🇦🇱”, thekson kreu i shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular