BallinaKronike“Më rrahën që të pranoja akuzën”/ 36-vjeçari i arrestuar për drogë del...

“Më rrahën që të pranoja akuzën”/ 36-vjeçari i arrestuar për drogë del në gjykatën e Beratit zbathur dhe i gjakosur

spot_img
spot_img

I zbathur, i gjakosur, duke ecur çalë-çalë dhe me gisht të thyer ka mbërritur në gjykatën e Beratit një 36-vjeçar, teksa ka akuzuar për dhunë policët e Skraparit. Një pamje aspak e zakontë.

Lulzim Shallari i arrestuar 3 ditë më parë në fshatin Grevë në Skrapar për kultivim të bimëve narkotike, pasi disa fidanë kanabisi u gjetën në një zonë të pyllëzuar, ka dalë sot par Gjykatës për masën e sigurisë, por nuk e ka pranuar akuzën.

Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për parcelën e kultivuar dhe nuk ishte autori i kultivimit. Prokuroria e Beratit ka kërkuar për 36-vjeçarin masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa gjyqtarja Lutfie Çelani ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 30-ditë”, kohë e mjaftueshme sipas gjyqtares që prokuroria të sigurojë provat e mjaftueshme për të akuzuarin.

36-vjeçari ka hyrë në Gjykatën e Beratit me shenja dhunë dhe i gjakosur, ai ka hyrë me këmbë të copëtuar dhe të gjakosur dhe me gisht të thyer. Sapo ka dalë nga salla e gjyqit, Shallari ka deklaruar se është dhunuar nga efektivët e policisë së Skraparit.

Shallari ka deklaruar se është dhunuar edhe gjatë arrestimit të tij në banesë por edhe gjatë 72 orëve të qëndrimit në paraburgim, vetëm për të pranuar autorësinë e krimit./Burimi: BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular