Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Krujë. Një 25-vjeçar me iniciale K.Ç. ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë gjatë transportimit të tij për në spital.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por gjithçka ka qenë e papritur për të afërmit e të riut. Një prej tyre shpërthen në lot në koment, teksa kujton që të gjithë prisnin që ai të martohej.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, njofton policia.