Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi sot për gjendjen epidemiologjike në vend duke nënvizuar se numri i të infektuarve është në rritje dhe apeloi deri tek qytetarët që të vaksinohen.
“Evidente është rritja e personave të infektuar me koronavirus, gjendja është më kritike në Tetovë, Gostivar, po rritet numri edhe në Strugë. Prej sot me punë do të filloj edhe Spitali Modular, në Qendrën klinike në Shkup”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, duke shtuar se deri tani janë vaksinuar edhe afro 4 mijë fëmijë të moshës deri në 18 vjet.
“Është diskutuar edhe për një masë të re, ajo është që për hyrje dhe dalje nga vendi të kërkohet ose vërtetim për marrje të vaksinës, ose vërtetim që e keni kaluar kovid-19, ose PCR test jo më i vjetër se 72 orë”, tha Filipçe.
Sipas informacioneve të Alsat, nesër në mbledhjen e Qeverisë do të vendoset nëse për hyrje në shtet do të duhet certifikatë për vaksinim ose vërtetim përmes të cilit dëshmohet se e keni kaluar Kovid-19.
Gjithashtu masa kufizuese se kush mundet dhe kush nuk mundet të hyjë në objektet gastronomike do të zgjerohet e dhe për në bastore dhe Qendrat e mëdha tregtare, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që kjo të vlej edhe për super-marketet e mëdha. Kontrollin se dikush është i vaksinuar apo kush posedon vërtetim se e ka kaluar Kovid-19, do ta kryejnë personat e angazhuar nga vetë firmat. Nëse Inspektorati Shtetëror i Tregut hasë në persona të lëshuar në objektet e lartpërmendura pa dokumentet përkatëse, firma do të gjobitet me dhjetëra mijëra euro.