BallinaBotaTrump thirrje Biden: Koha të japësh dorëheqjen i turpëruar për ata që...

Trump thirrje Biden: Koha të japësh dorëheqjen i turpëruar për ata që ka lejuar të ndodhë në Afganistan

spot_img
spot_img

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden “të japë dorëheqje i turpëruar” për shkak të marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talenabnët, pas tërheqjes së trupave amerikane.

“Është koha që Joe Biden të jap dorëheqje i turpëruar për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, bashkë edhe me rritjen e jashtëzakonshme të të infektuarve me COVID-19, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë e përgjysmuar”, ka thënë ai.

Ai ka vazhduar të përmend pretendimin e tij se Biden e fitoi presidencën përmes mashtrimit në zgjedhje, duke përfunduar: “Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë.”

MARREVESHJA E TRUMP ME TALEBANET, ZVOGELOI PRANINE E TRUPAVE AMRIKANE

Nderkohe sot (16 gusht) Joe Biden ne nje fjalim mbi situaten ne Afganistan tha se marrëveshja e ish -presidentit amerikan Donald Trump me talebanët e zvogëloi praninë e trupave amerikane në vend nga rreth 15,500 në 2,500. Ai shton se marrëveshja e Trump me talebanët bëri thirrje që forcat amerikane të largohen deri më 1 maj.

“Talibanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001,” thotë ai.

“Zgjedhja që duhej të bëja si presidenti juaj ishte ose të zbatoja atë marrëveshje, ose të isha gati të kthehesha në luftën kundër talebanëve në mes të sezonit luftarak të majit.”

Nuk kishte asnjë marrëveshje pas 1 majit për të mbrojtur trupat amerikane nga talebanët pas asaj date, thotë ai.

“Asnjëherë nuk ishte një kohë e mirë për të tërhequr forcat amerikane,” theksoi Biden.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular