Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi, në një postim në facebook, duke komentuar deklaratën e Ramës që i cilësonte si turpi i Shqipërisë të gjithë ata që kundërshtonin vendosjen e afganëve në Qytetin Studenti, i kujton këtij të fundit se turpi i vërtetë është ai, që shpifi se Griselda Roshi, ish-bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, ishte rrëmbyer nga qeveria Berisha, me qëllim që të pengonte liberalizimin e vizave.
‘Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti!