Ka përfunduar suksesshëm prezantimin e saj në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”, artistja shqiptare Jonida Maliqi.Ajo është ngjitur në skenë e 14-ta në radhë për të kënduar ‘live’ këngën e saj “Ktheju tokës”, me të cilën përfaqëson sivjet Shqipërinë në festivalin evropian.
E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.Artistja shqiptare është në garë edhe me 17 shtete të tjera, teksa mënyra për ta votuar atë është dërgimi i kodit “14” në numrat përkatës të secilit shtet.
Shqiptarët nga diaspora mund të votojnë për ta ndihmuar Shqipërinë që këtë vit ta prekë finalen e “Eurovision”-it, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Votimi është hapupr pas përfundimit të të gjitha performancave dhe do të zgjasë vetëm 15 minuta. Më poshtë ju prezantojmë me mënyrën e votimit prej secilit shtet, teksa mund të votohet edhe përmes aplikacionit “Eurovision”, tek të gjithë ata që e kanë shkarkuar në telefonat e tyre.