BallinaAktualitetMali i Zi nxjerr masa të reja për udhëtimet. Ja me çfarë...

Mali i Zi nxjerr masa të reja për udhëtimet. Ja me çfarë duhet të pajiseni përpara se të niseni

spot_img
spot_img

Rritja e të infektuarve me koronavirus në Malin e Zi ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masa të tjera kufizuese në vend.

Ndër to përfshihen dhe masat për të udhëtuar drejt Malit të Zi. Për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë duhet të plotësojnë të paktën një nga 4 kushtet e vendosura.

Çdo qytetar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit me një ose dy doza. Të paraqesë në kufi një test negative të PCR jo më shumë se 72 orë.

Kushtet e plota:

Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.

Test PCR jo më shumë 72 orë.

Vërtetim që ke kaluar COVID 19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19

Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

Këto masa do të jenë në fuqi nga data 20 gusht deri në 10 shtator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular