Një rezervat luanësh ka gjetur mënyrën më të veçantë për të tërhequr vizitorët që të shohin këto kafshë të mrekullueshme duke i futur ata në kafaz.
Rezervati që ndodhet në Harrismith të Afrikës së Jugut lejon turistët të qëndrojnë brenda një kafazi me aparatet fotografike për të parë më nga afër mbretërit e kafshëve që ndodhen aty.
Fotografja dhe drejtoresha e një kompanie jofitimprurëse, Suzanne Scott, ndau këto fotografi të mahnitshme që tregojnë adhuruesit e kafshëve ndërsa takojnë këta luanë të bukur.