BallinaKronike“M’kan ardh nja dy shoqe…a janë të mira? T’paktën një 50-she duhet...

“M’kan ardh nja dy shoqe…a janë të mira? T’paktën një 50-she duhet me ja dhan për tan natën”/Si ra në grackë 36-vjeçarja që përmendte emrin e Frederik Totës

spot_img
spot_img

Përgjimet kanë qenë ato që çuan pas hekurave Frederik Totën, Sonila Mehjan dhe grupin e tyre të cilët u akuzuan se përdornin një lokal në Shkodër ku shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion. 

Sot Gjykata e Apelit në Shkodër e dënoi me 14 vite burg shtetasin Rinard Tota, i njohur edhe me emrin Frederik Tota si dhe me 8 vite burg Sonila Mehjan, 36 -vjeçarja e akuzuar për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtje e lokalit për prostitucion”. 

Sot “Panorama” ripublikon pjesë nga përgjimet në dosjen e prokurorisë, nga të cilat rezultoi se shtetasja Sonila Mehja kishte rolin e ndërmjetëses, duke krijuar lidhjet e vajzave me klientët si edhe siguronte edhe taksinë për transportin e tyre.

Përgjimet

Sipas prokurorisë, në momentin e arrestimit, në lokal ka qënë i pranishëm edhe shtetasi me inicialet M.P, i cili ka dhënë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ai ka shpjeguar para hetuesve se shtetasen Sonila Mehja e ka njohur në lokalin e shtetasit Rinar Tata (Frederik Tota), ku ka punuar si lulishtar.

Sonila e ka njohur me shtetasen me inicialet A.N, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës prej 100 mijë lekë të vjetra.

Gjithashtu, organi i akuzës ka transkiptuar disa nga bisedat telefonike që personat e dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë zhvilluar me persona të tjerë.

Konkretisht, një nga bisedat e zhvilluara ndërmjet shtetases, Spnila Mehja, e cila ka përdorur numrin telefonik 067 41 54 XXX dhe një personi tjetër, rezulton ky komunikim:

Sunila Mehja: Mkan ardh nja dy shoqe prej Durrsi, durrsake.

Personi X: Prej ka?

Sunila Mehja: Prej Durrsi. Hë po.

Personi X: A jan tmira, a jan tmira?

Sunila Mehja: Po po, hajt pra hajt, do bajm noj gja. Hajde mos vono veq”.

Në një bisedë tjetër Sunila Mehja i drejtohet një prej femrave që dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion duke e pyetur “Ku je ti?”

Pasi bashkëbiseduesja i përgjigjet se ndodhet në shtëpinë e të atit, Sonila Mehja vazhdon me fjalët “Ah mkan ardh nja dy, mkan ardh nja dy shokë”.

Ajo e sqaron se bëhet fjalë për dy shokë që kanë shkuar në lokal, personat janë turq dhe flasin shqip.

Gjatë komunikimit telefonik, Sonila i sugjeron si vend të kryerjes së marrëdhënieve seksuale lokalin e shtetasit Rinar Tata ose një lokal tjetër në Velipojë, që është lokal i shokëve të saj.

Komunikimet telefonike të kësaj shtetaseje përgjatë kohës së vënë në përgjim, konsistojnë në ndërmjetësimin për ushtrim prostitucioni midis klientëve dhe femrave që ajo shfrytëzonte për prostitucion, ku përcaktohet shuma e shpërblimit dhe gjetja e taksistit për transport.

Në një nga bisedat rezulton se shuma që merr taksisti është 3000 lekë të reja –

“Po tridhjetmijë lekë taksisti, tpaktën ni pesdhetshe duhet m’ja dhan asaj për tan natën”.

Një nga klientët e lokalit, e merr në telefon Sonilën duke negociuar si klient, për një nga femrat që ndodhej në lokal në tavolinë me të.

Sonila Mehja i përgjigjet:

“Ja ta gjej ni shoqe tjetër, ta gjej ni shoqe t’vetën.”

Këto përgjime, por edhe të tjera, sipas prokuorisë përbëjnë provat kryesore që vërtetojnë se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular