Policia ende nuk ka arritur në një përfundim nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje për ngjarjen e rëndë të Vlorës.
Viktima i moshës rreth 25-vjeç, ishte i vetëm në makinë, teksa kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë se ishte i gjakosur. Policia në vend ka konstatuar vetëm vdekjen
Trupi i pajetë është dërguar morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë që pritet dhe identifikimi i viktimës.
Viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe kalimtarët e rastësishëm kanë njoftuar policinë se një person ishte në mjet i gjakosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës.