BallinaKronikeZbulohet EMRI/ Vrasja misterioze në Vlorë, kush është i riu që u...

Zbulohet EMRI/ Vrasja misterioze në Vlorë, kush është i riu që u gjet i ekzekutuar në makinë

spot_img
spot_img

Xhuljan Bullari është i riu 25-vjeçar që u ekzekutua me 3 plumba sot në Vlorë.

Trupi i tij u gjet nga kalimtarët e rastit, i vrarë brenda makinës Fiat Punto me targa Tirane.

Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.

Burimet bëjnë me dije se i riu që u gjet i pajetë brenda një automjeti tip Fiat Punto, në vendin e shoferit, është qëlluar me një plumb në kokë.

Makina ku u gjet i pajetë viktima rezulton në pronesi të një vajze nga Tirana.

Viktima, dyshohet të jetë i moshës rreth 25 vjeçare, por identiteti i tij nuk dihet ende për shkak se atij nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi.

Njëra nga pistat ku po heton policia është vrasja për shkak të ndonjë konflikti. Një tjetër pistë është se viktima mund të mos jetë banues i qarkut të Vlorës.

Ndërsa dyshohet se ai mund të ketë qenë i shoqëruar nga një tjetër person në makinë, që e ka qëlluar dhe më pas është larguar nga zona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular