Viktima i cili u gjet me plumb në kokë në fshatin Babicë të Vlorës, është identifikuar si Xhuliano Bullari. 25-vjeçari i cili u gjet brenda makinës është me origjinë nga Elbasani, mirëpo banonte në Tiranë në zonën e Babrrusë.
Kanë qënë familarët e tij ata që kanë konfirmuar identitetin e tij. Ndërkohë është zbuluar se Bullari ka qënë i dënuar në vitin 2018 për trafikimi klandestinësh
“Në lagjen “Sheq i Madh” u gjetën tre sirianë në mjetin e Xhuljan Bullari, 22 vjeç, po nga Tirana.’-thuhej në njoftimin e policisë në vitin 2018.
Mister mbetet arsyeja e vrasjes së tij. Dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri nga disa persona, pasi u gjetën 3 plumba.
Kjo eshte foto e sigurar foton e 25 vjeçarit i cili u ekzekutua brenda në makinë: