Ndër personat që po kërkojnë të largohen me patjetër nga Afganistani janë edhe pesë motra, të cilat qëndrojnë mes turmës jashtë aeroportit të Kabulit. Ato kanë treguar për DailyMail përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të ikur pasi talebanët iu dogjën shtëpinë e tyre.
Vajzat e reja jetojnë në Hazarajat e Afganistanit qëndror midis maleve Hindu dhe Kush. Njëra nga motrat Aaina Sheikh, 19 vjeçe, një nxënëse e shkollës së mesme, tha se ishte në aeroport me katër motrat dhe vëllain e saj. Asnjëra nga vajzat, as vëllai i tyre, nuk kanë as pasaporta, aq më pak viza që do t’i lejonte ata të udhëtonin, por kjo nuk i ndalon ata të shpresojnë për një mrekulli.
Javët e fundit ka pasur raporte të panumërta se talebanët kanë rrëmbyer gra dhe vajza të reja për të qenë ‘gratë’ e tyre ose skllave seksi. Kështu vajzat u nisën në udhëtimin 150 kilometra në aeroportin e Kabulit të dielën dhe kanë fjetur në trotuare që atëherë, vetëm me vëllain e tyre Nader, 25 vjeç që është përpjekur t’i mbrojtur ato
Pjesë nga intervista:
“Ne duam të shkojmë në Amerikë, nuk mund të qëndrojmë këtu të sigurt. Deri javën e kaluar ne jetonim të lumtur në shtëpinë tonë dhe pastaj talebanët erdhën dhe e dogjën. Prindërit tanë na thanë të largoheshim sepse kishin frikë për jetën tonë. Ne kemi disa para të cilat po i shpenzojmë nuk e di sa kohë do na zgjasin. Ne jemi shumë të rinj për të kujtuar talibanët më parë, por prindërit tanë na kanë treguar se si ata vranë kaq shumë njerëz Hazara në të kaluarën”.
Motrat janë të gjitha dëshmi të gjalla të përparimit të grave në Afganistan në dy dekadat e fundit. Motra e Aaina, Hafizah, 23 vjeç po studionte shkenca kompjuterike në një universitet politeknik në Kabul, ndërsa motrat e saj të tjera, binjaket Hawa dhe Latifa, 20 vjeç dhe 18-vjeçarja Marjaan, janë gjithashtu studente. Tani i gjithë ai përparim mund të hidhet poshtë pasi SHBA dhe aleatët e saj i kthyen shpinën Afganistanit./DailyMail