BallinaBotaKaosi i evakuimeve/SHBA lëshon alarmin: Mos udhëtoni drejt aeroportit të Kabulit

Kaosi i evakuimeve/SHBA lëshon alarmin: Mos udhëtoni drejt aeroportit të Kabulit

spot_img
spot_img

Ambasada amerikane në Afganistan ka lëshuar një alarm sigurie duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet drejt Aeroportit të Kabulit.

Në këshillimin e publikuar në faqen e saj të internetit, ambasada paralajmëroi për “kërcënime të larta të sigurie jashtë portave” të aeroportit.

“Këshillojmë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin portat e aeroportit në këtë kohë, nëse nuk merrni udhëzime individuale nga një përfaqësues i Qeverisë amerikane për ta bërë këtë” tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Ambasada tha se çdo qytetar amerikan në Afganistan që nuk ka plotësuar ende online një kërkesë për ndihmë për riatdhesim “duhet ta bëjë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Mos telefononi ambasadën amerikane në Kabul për detaje, ose përditësime në lidhje me fluturimin. Kjo formë është mënyra e vetme për të komunikuar interesin për opsionet e fluturimit”, vijon sqarimi i Ambasadës.

Dëshmitarët thonë se ka ende kaos në aeroport, ndërsa turmat e njerëzve përleshen për të arritur te avionët. Talibanët thonë se ata nuk janë përgjegjës për situatën dhe ata fajësojnë fuqitë perëndimore që nuk kanë një plan më të mirë evakuimi.

Turma prej mijëra personash është raportuar në aeroport ditën e shtunë. SHBA nuk është i vetmi vend që ngre shqetësime për situatën jashtë. Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se situata rreth aeroportit ishte “përkeqësuar ndjeshëm në orët e fundit”, me një numër të madh njerëzish jashtë, duke shtuar se ajo ka ndaluar fluturimet zvicerane të planifikuara për t’u larguar nga Kabuli këtë të shtunë.

Qeveria gjermane ka paralajmëruar se “situata e sigurisë në aeroport është ende jashtëzakonisht e rrezikshme dhe hyrja në aeroport shpesh nuk është e mundur”.

Detajet e sakta të asaj që po ndodh në aeroport mbeten të paqarta, por korrespondenti kryesor i Sky News Stuart Ramsay i përshkroi ngjarjet në aeroport si “dita më e keqe deri më tani”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular