Talebanët nuk po ndalen aspak me sjelljet e tyre të ashpra, pavarësisht se tashmë e morën atë që donin, pushtimin e Afganistanit.
Ndryshe nga sa lajmëruan në fillim se do luftonin për një Afganistan të qetë e paqësor, ndryshe tregojnë veprimet e tyre. Një grua afgane është djegur nga talebanët pasi këtyre të fundit nuk iu kishte pëlqyer gatimi i saj.
“U dogj në zjarr sepse u akuzua për gatim të keq për luftëtarët talebanë, në veri të Afganistanit. Ata po i detyrojnë njerëzit t’u japin ushqim dhe të gatuajnë për to.
Gjithashtu, ka kaq shumë gra të reja që po dërgohen në vendet fqinje në arkivole për t’u përdorur si skllave seksi.
Ata gjithashtu detyrojnë familjet të martojnë vajzat e tyre të vogla me luftëtarët talebanë”- tregoi një ish-gjyqtare nga Afganistani për SkyNews.