Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar, janë mbytur sot në det.
Ato janë identifikuar nga autoritetet dhe sipas Top Channel, viktimat janë Riste Damkovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanonovki, 79-vjeç. Dy shokët e ngushtë nga Bitola kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.
Pasi kishin konsumuar drekën, 3 prej tyre ata u futën në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë.
Njëri prej viktimave, 79-vjeçari Cvetko Mitanonovki vuante nga smundje të zemrës.
Kjo ishte dita e 4 që qëndronin në Spille.