Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e së shtunës në Zakynthos ku humbi jetën 12-vjeçari shqiptar, policia greke ka arrestuar pronarin e hotelit dhe elektriçistin për një defekt në kondicioner.
Sipas mediave greke, i mituri po luante me shokët e tij jashtë shtëpisë. Ai u fsheh në motorin e një kondicioneri jashtë hotelit, e cila ishte me defekte.
Një shkëputje e energjisë elektrike, i shkaktoi jetën vogëlushit i cili ndërroi jetë në vend.
Shokët e tij vrapuan menjëherë tek prindërit e vogëlushit për t’i njoftuar për ngjarjen e rëndë.
Autoritetet greke njoftojnë se do të nisin hetimin penal për pronarin e hotelit dhe elektriçistin pasi motori nuk ishte i mbuluar me kangjella hekuri.