Vrasja e 40-vjeçarit Bledar Muçaj mbrëmjen e sotme në Lushnje ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Nga pamje shihen qytetarë që vrapojnë nga frika dhe disa ambulanca e forca policie që kanë mbërritur në vendngjarje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pedonalen e qytetit ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Bledar Muçaj dhe janë plagosur 3 persona të tjerë, më konkretisht, shtetasit Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi