BallinaKronikeAtentati në Lushnje, gjendet një makinë e djegur, 5 numri i të...

Atentati në Lushnje, gjendet një makinë e djegur, 5 numri i të plagosurve

spot_img

Janë 5 persona të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Policia njofton se bashkë me Judin Velon, Ervis Tafan dhe Sara Liçin, në spital janë dërguar edhe E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Ndërkohë në fshatin Thanasaj është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se i përket autorëve.

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes’, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular