BallinaAktualitetFOTOT/Ekipi i televizionit gjerman ARTE TV, 9 ditë në Curraj të epërm...

FOTOT/Ekipi i televizionit gjerman ARTE TV, 9 ditë në Curraj të epërm të Tropojës

spot_img
spot_img

Nga Abdulla Diku

Këto 9 ditë, isha shoqërues i ekipit të TV ndërkombëtar gjerman ARTE TV, ku gazetarja e mirënjohur ndërkombëtarisht Ines Possemeyer dhe ekipi i sajë ishin në Curraj të epërm (Tropojë).
Kaluam 9 ditë të jashtëzakonshme duke dokumentuar vlerat natyrore të një prej zonave më të bukura të Alpeve shqiptare dhe gjithë trojeve tona.
Një masiv me pyje të vjetër Ahu, ujëvarat e shumta të lumit të Plasë (rreth 3 orë larg mbi fshatin Curraj i epërm), burime ujore dhe pyje mistike, malet e larta, trofta me pika të kuqe, uji i pastër kristal i lumit, fshati Curraj i epërm dhe jeta atje, puna kërkimore dhe shkencore që Universiteti i Shkencave të Jetës në Pragë (Fakulteti i Pyjeve) po bën prej 5 vitesh për pyjet e vjetër të Ahut në Curraj të epërm etj. ishin subjekt i filmimeve të shumta dhe intervistave. Disa kuriozitete nga aktiviteti 9 ditor;
– Puna për realizimin e domumentarit ishte planifikuar me kujdes nga ekipi gjerman, 3 muaj përpara. Nuk pati asnjë devijim nga plani i përgaditur!
– Përpara se të shkonim në zonë, shpenzova 6 orë në Tiranë për të gjetur 100 ml larës enësh të bio-degradueshëm (me kërkesë të ekipt televiziv gjerman).
– U bënë rreth 2000 minuta filmime nëpër zonë.
– Për çdo ditë, ekipi televiziv ka ecur rreth 3-4 orë në këmbë
– Ekipi kaloi 6 net në kamp, me çadër
– Mbeturinat e kampit pasi udhëtuan me ne për 3 orë në këmbë, u depozituan në koshat e plehrave në Vaun e Dejës, rrugës së kthimit për në Tiranë.
– Gazetarja gjermane edhe pse shumë e mirënjohur në mbarë botën për dokumentarët e sajë për natyrën, sillej si një person krejt i zakonshëm, e thjeshtë sa më s’ka.
– Nga 2000 minuta filmime do të prodhohet një dokumentar prej 42 minutash. Dokumentari do të ketë subjekt evidentimin e vlerave natyrore dhe kulturore të Currajve të epërm si dhe promovimin e zonës.
– Nuk kishte dush për tu larë por ujëvare në natyrë dhe me ujë akull të ftohtë edhe tani në këtë vapë përvëluese.
– Bëmë rreth 70 km rrugë në këmbë nëpër zonë.
Kaluam 9 ditë pa patur nevojën e energjisë elektrike, telefonit e internetit dhe ishin ditë të jashtëzakonshme
Një media shumë e njohur ndërkombëtare dhe të huajt vijnë të vlerësojnë natyrën tonë, ndërsa ne i vemë flakën pa na u dridhur dora!
Konkluzioni im; Nëse doni të ç’mpini trupin dhe akoma më shumë trurin, shkoni në Curraj të epërm!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular