Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit që vuri në alarm policinë e qytetit.
Një automjetit tip “Benz” nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar. Në përpjekje për tu larguar goditi edhe 3 automjete të tjera që ishin në lëvizje.
Menjëherë pas këtij incidenti, policia bllokoi rrugët hyrëse dhe dalëse të këtij qyteti, derisa arriti që të ndalojë makinën Benz.
Mësohet se drejtuesi i tij është arrestuar dhe shoqëruar në komisariatin e qytetit të Elbasanit. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e “të fortit” që ngriti në këmbë uniformat blu.