Pep Guardiola në një intervistë së fundmi foli për të ardhmen e tij.
Trajneri katalanas tha se pasi të mbarojë kontratën me The Citizens, pra pas 7 vitesh trajnimi në Manchester, do të marrë një pauzë.
“Një ekip Kombëtar do të jetë hapi tjetër. Por së pari më duhet të pushoj pas shtatë vitesh te Manchester City, duhet të ndihem rehat dhe të shkoj të studioj, të mësoj nga trajnerët e tjerë dhe pastaj ndoshta të marr këtë rrugë. Europian, Copa América ose Kupën e Botës”.
Një mesazh që do të thotë shumë gjëra. Trajneri synon të mbyll marrëveshjen e tij me Cityn që skadon në 2023, që sipas të gjitha gjasave ai do të marrë një pushim dhe se shumë klube që ëndërrojnë ta kenë në stol mund të zhgënjehen