Janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur sot pasdite në Qafë-Muzinë.
Në mesin e viktimave janë edhe një çift nga Ukraina, të quajtur Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 48 dhe 53 vjeç.
Më herët, janë identifikuar edhe viktimat e tjera të aksidentit. I vdekur në këtë ngjarje të rëndë mbeti shoferi i furgonit Bardhi Proda. Viktima ishin edhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Drita Korçari.
Nga furgoni u nxor e gjallë shtetasja Greta Kaberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane,.
E reja e kishte marrë automjetin me qira.