22-vjeçarja Rexhina Çelhaka nuk mund ta kishte menduar se shpejtësia me të cilën po i jepte fuoristradës tip “Land Rover” do të shkaktonte pesë të vdekur në Qafë=Muzinë në orën 15:30 të ditës së sotme.
Sipas ABC, ajo konsiderohet nga policia si shkaktarja e aksidentit duke përplasur furgonin e drejtuar nga Bardhi Prodo, i cili më pas përfundoi në greminë.
Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.
Mes viktimave, krahas Bardhi Prodos, ishin edhe një çift të moshuarish, të cilës kishin shkuar për pushime në Sarandë dhe po ktheheshin në Tiranë.
Fiqiri dhe Drita Korçari ndodheshin në furgonin e tragjëdisë bashkë me shoferin dhe dy viktimat e tjera të paidentifikuara kur janë përplasur nga makina e drejtuar prej Rexhina Çelhakës.