BallinaKronikeNa zunë pritë pranë banesës"/ 58 vjeçari ekzekutohet me breshëri kallshnikovi, gruaja...

Na zunë pritë pranë banesës”/ 58 vjeçari ekzekutohet me breshëri kallshnikovi, gruaja e viktimës u shpëton plumbave

spot_img
spot_img

Krimi ka tronditur sërish Shqipërinë. Sokol Çelaj, 58 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Çelaj ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.

Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkëshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires.

 ” Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.

Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli ndërkohë që prej 3 vitesh ështe kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësise se Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, por nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50,  në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka  qenë duke lëvizur me automjetin e tij. Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular