Personi në foto, është Sokol Çelaj i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Reç. Ndaj tij u qëllua me 8 plumba e fatkeqësisht 58-vjeçari nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë rrugës për spital. Ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar në drejtim të tyre.
Nuk dihen ende shkaqet e atentatit. Çelaj, jetonte prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe ishte kthyer në Shqipëri më 18 gusht.
Ai më parë ka pas punuar polic.
Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkëshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires.
” Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.