BallinaAktualitetA do të ketë shira? Ja parashikimi i motit për fundjavën

A do të ketë shira? Ja parashikimi i motit për fundjavën

spot_img
spot_img

Vendi ynë ka pasur sot gjatë orëve të para ditës prezencë të vranësirave të pakta dhe shira të papërfillshëm. Duke nisur nga mesdita e ditës së sotme dhe kryesisht dita e shtunë do ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por nuk priten reshje shiu.

E diela do na sjellë sërish sistem vranësirash kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore duke sjellë shira të pakët dhe të izoluar.

Jugu i Shqipërisë mbetet edhe gjatë të dielës me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sa i përket vlerave termike, termometri gjatë orëve të para të ditës gjatë kësaj fundjave do të shënojë 10-11 gradë në zonat malore ndërsa, maksimumi sot e të shtunën do arrijë në 31 gradë.

E diela sjell freskim të motit duke bërë që maksimumi i temperaturave të shënojë jo më shumë se 29 gradë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular