Një gjykatës në Miçigan ka urdhëruar një çift të paguajnë 30,441 dollarë për djalin e tyre, pasi i hodhen në mbeturina koleksionin e tij të pornografisë.
Vendimi i gjyqtarit, Paul Maloney këtë javë erdhi tetë muaj pasi David Werking, 43 vjeç, fitoi një padi kundër prindërve të tij.
Werking tha se ata nuk kishin të drejtë të hidhnin koleksionin e tij të filmave, revistave dhe artikujve të tjerë, për të cilët ai tha se atëherë vlenin 29,000 dollarë
Prindërit e Werking gjithashtu u urdhëruan të paguajnë 14,500 dollarë avokatit të djalit të tyre.
Werking jetoi në shtëpinë e prindërve të tij në Grand Haven për 10 muaj pas një divorci, para se të transferohej në Muncie, Indiana. Pasi u transferua, ai mësoi se kutitë e tij të filmave dhe revistave mungonin.
Babai i Werking shkroi në një email: “Sinqerisht, David, të bëra një nder të madh duke hequr qafe të gjitha këto gjëra.”
Në vendimin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, gjyqtari Maloney tha: “Nuk ka dyshim se prona e shkatërruar ishte pronë e Davidit. Të pandehurit në mënyrë të përsëritur pranuan se ata shkatërruan pronën. “
Prindërit e Werking thanë se ata kishin të drejtë të vepronin si pronarë të birit të tyre.