Një lajm tronditës vjen nga Kosova ku një 20-vjeçare nga Gjakova raportohet se ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin është konfirmuar nga doktoresha e Infektivit, Agreta Gecaj-Gashi.
Gashi tha se vajza, e identifikuar si Rumejsa Hoxha, ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.
“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.
Lajmi bëhet më tragjik, pasi raportohet se brenda kësaj jave ka ndërruar jetë edhe babai i vajzës.
Express ka mësuar nga burime të sigurta brenda spitalit të Gjakovës, se para disa ditësh ka vdekur edhe babai i saj nga koronavirusi.
Njoftimi i plotë i familjares:
“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha
Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.
Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.
All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews!
Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.
… [Trackback]
[…] Here you can find 381 more Information to that Topic: startnews.news/2021/08/28/tragjedi-ne-familjen-shqiptare-20-vjecarja-vdes-nga-koronavirusi-kete-jave-i-vdiq-edhe-babai/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2021/08/28/tragjedi-ne-familjen-shqiptare-20-vjecarja-vdes-nga-koronavirusi-kete-jave-i-vdiq-edhe-babai/ […]
Comments are closed.