Dhjetëra forca policore të FNSH, Shqiponja, agjentë civilë dhe drejtues të Komisariatit të Sarandës janë duke zhvilluar aktualisht një operacion të madh policor në lagjen nr.4 të Sarandës.
Operacioni po vijon prej orës 18.00 dhe janë duke u kryer disa kontrolle banesash.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se operacioni është për goditjen e aktivitetit të shperndarjes dhe trafikimit të drogave të forta.