Gruaja e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amoridis i cili u gjet i vdekur në bagazhin e makinës së tij të djegur është dënuar me 31 vite burg për vrasjen e tij në fundit të dhjetorit të vitit 2016.
Françoise de Souza Olivera kishte lidhje dashurie me oficerin e policisë Sergio Gomez i cili kishte pranuar se e vrau diplomatin pas urdhrit të saj. Ai ndodhet aktualisht pas hekurave duke vuajtur dënimin prej 22 vitesh. Në fund gjykimi zgjati që zgjati të paktën tre ditë, gjyqtari e cilësoi krimin si brutal.
Në lidhje me këtë çështje u shpall i pafajshëm një i afërm i Gomes i cili mbahej në qeli pas akuzës se kishte ndihmuar autorin për të fshehur trupin e viktimës.